QEVERIA E LOS SANTOS
KOMUNIKATË ZYRTARE
Data: 15 Mars 1990

Në kuadër të fillimit të mandatit dhe konsolidimit të institucioneve shtetërore, Qeveria e Los Santos shpall zyrtarisht rregullat bazë të rendit, sjelljes dhe funksionimit institucional. Këto masa kanë për qëllim garantimin e stabilitetit publik, forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurimin e një administrate transparente dhe efektive.

Respektimi i Ligjit: Të gjithë qytetarët, bizneset dhe institucionet janë të detyruar të respektojnë ligjet dhe rregulloret në fuqi. Çdo shkelje do të trajtohet sipas procedurave ligjore.

Rendi Publik: Ndalohet çdo formë e prishjes së rendit, organizimit të trazirave, kërcënimeve apo veprimeve që rrezikojnë sigurinë e qytetit.

Integriteti Institucional: Çdo formë korrupsioni, shpërdorimi i detyrës, ndikimi i paligjshëm apo konflikt interesi është rreptësisht i ndaluar dhe do të ndëshkohet.

Sjellja ndaj Autoriteteve: Të gjithë qytetarët duhet të tregojnë respekt ndaj zyrtarëve shtetërorë gjatë ushtrimit të detyrës së tyre ligjore.

Regjistrimi i Bizneseve: Të gjitha aktivitetet ekonomike duhet të jenë të regjistruara dhe të funksionojnë në përputhje me standardet dhe rregulloret shtetërore.

Barazia para Ligjit: Qeveria garanton trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët, pa dallim statusi, prejardhjeje apo bindjeje.

Komunikimi Zyrtar: Çdo deklaratë në emër të shtetit mund të bëhet vetëm nga autoritetet e autorizuara. Informacionet zyrtare do të publikohen përmes kanaleve institucionale.

Qeveria e Los Santos riafirmon angazhimin e saj për ndërtimin e një sistemi të drejtë, të sigurt dhe të qëndrueshëm, duke punuar në interes të të gjithë qytetarëve dhe zhvillimit të qytetit.

#lsgovus

Sot duke marr Vitamin D me dashnoren.😉😜 #beach #summer


(Komentet negative do i hedh ne kosh edhe bllok)

image
8 w - Vinewood, LS.

Kur arti dhe e bukura bashkohen, lind perfeksioni. Çdo ngjyrë, çdo formë dhe çdo detaj bart një histori që pret të zbulohet nga sytë e atyre që e vlerësojnë artin.

Së shpejti në Vinewood të Los Santos do të hapë dyert Galeria e Arteve “La Tela Rossa”, një hapësirë e dedikuar për krijimtarinë, elegancën dhe pasionin artistik. Një vend ku arti flet vetë dhe ku çdo vizitor mund të përjetojë bukurinë e veprave unike.

La Tela Rossa do të jetë një pikë e re kulture për qytetin, duke mirëpritur të gjithë dashamirët e artit.

image

Njerz, cfar mishi me hanger per iftar sot ???✌️👐

image

A po ju pelqen LS Connect? 🤗

#staysafe

image

Hello from City Hall!

image

Mirmengjesi nga City Hall, uroj te keni nje dite te mire!

image

Çka po ndodh me vonesat e departamentit policor ne Pershing Square per aplikime, edhe sa duhet te presin policet e ardhshem? Pse po vonohet ky proces pse?

Ku eshte Besnik Gerguri qe te jap pergjigje..

Të nderuar qytetarë të Los Santos,

Sot zbarkojmë në këtë terren si një nga mediat më prestigjioze të këtij qyteti, me synimin për t’ju mbajtur të informuar për çdo zhvillim të rëndësishëm. Përmes botimeve tona ditore do të sjellim lajmet më të fundit, raportime të vazhdueshme nga terreni dhe çdo informacion që ka rëndësi për komunitetin tonë.

Qëndroni me ne për lajmet më të fundit dhe zhvillimet që formojnë qytetin tonë.

Na ndiqni ✌🏻